Këngëtarja Billie Eilish është shpallur “Artistja e Vitit” nga Apple Music për herë të dytë në karrierën e saj.
Artistja 22 vjeçe, e cila, më herët gjatë këtij vitit, ka publikuar albumin e saj të tretë, “Hit Me Hard and Soft”, është nderuar për ndikimin e saj në skenën muzikore gjatë vitit 2024.
Eilish, e cila ka fituar shumë çmime gjatë karrierës së saj, përfshirë çmimet “Grammy” dhe “Oscar”, ka thënë disa fjalë për çmimin që i ka dhënë Apple Music.
“Që nga dita e parë, ‘Apple Music’ ka mbështetur muzikën dhe artin tim, dhe jam e nderuar dhe e përulur që marr çmimin ‘Artistja e vitit’ kaq shumë vite pas fillimit të karrierës sime”, ka thënë Eilish.
Eilish është gjithashtu artistja e parë që e fiton këtë çmim dy herë, pasi e mori atë edhe në vitin 2019.