Investime të papara në projektin ‘Verë n’dimën’

By

Kryeshefi ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike “Sport Marketing”, Bardh Krasniqi, ka deklaruar se projekti “Verë n’Dimën” është përgatitur si pjesë e biznes-planit të kësaj ndërmarrjeje, në vitin 2023.

Ai deklaroi se shtëpizat e vjetra janë të shkatërruara plotësisht, prandaj investimi për të sjellë shtëpiza të reja ishte i domosdoshëm, shkruan IndeksOnline.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi sqaroi se vetëm në vitin 2023 kanë pasur mbi 429 aplikime nga biznese të gastronomisë, dhe se interesi është shumë i madh.

“Për herë të parë do të investohet në një pistë patinazhi dhe një karusel – si çdo vend i botës moderne – të cilat do të sjellin përfitime për bizneset prezente. Të gjitha këto investime janë të sektorit privat, pa asnjë para publike, por në të mirë të publikes dhe kryeqytetit”, shkroi ai.

Ky është postimi i plotë i tij:

Me të marrë detyrën e Kryeshefit Ekzekutiv, me shumë vendosmëri jam përkushtuar që ndërmarrjen publike “Sport Marketing” ta bëj të vetëqëndrueshme financiarisht. Ky është një mision mjaft i vështirë dhe kërkon shumë sakrificë, por është premtimi im ndaj punonjësve të saj.

Ndërmarrja Publike Sport-Marketing, për vite me radhë, është keqtrajtuar dhe shfrytëzuar vetëm si një qendër punësimi. Qeverisjet lokale, kalimthi, kanë vendosur të ngrehin ose të mos ngrehin dorën për të votuar subvencionimin e një buxheti të pamjaftueshëm, si një formë ndihme sociale nga asambleistët e Kuvendit Komunal ndër vite. Kjo ndihmë, kinse për të mbajtur gjallë ndërmarrjen dhe për të paguar rrogat e punonjësve çdo shtatë muaj (gjithmonë me vonesë), po ndodh edhe këtë vit.

Stopimi dhe moszhvillimi janë kauza e vetme që Lëvizja Vetëvendosje po ndjek, duke bërë çmos për të ndaluar një nga organizimet më të mëdha ndonjëherë në kryeqytet.

Ndërkohë, në qeverisjen e tyre qendrore, ata nuk po arrijnë të menaxhojnë skandalet e njëpasnjëshme, duke dëmtuar buxhetin publik dhe duke shpërndarë 100 mijë euro kompanive të lidhura me ta, të vëllezërve të deputetëve. Të njëjtët, në qeverisjen lokale, po mundohen të ndalojnë zhvillimin e një ndërmarrjeje publike me arsyetimin e rremë se kinse nuk respektohet ligji.

Artikuj të ngjashëm