Artistja e njohur Jennifer Lopez mezi po e pret sezonib e festave pas një viti të vështirë dhe divorcin nga Ben Affleck.
Në një intervistë për People, këngëtarja dhe aktorja 55-vjeçare ka folur për pritjen e saj për t’i kaluar pushimet me fëmijët dhe familjen e saj, të cilët do të vijnë për vizitë.
“Ka qenë një vit mjaft intensiv për mua dhe mezi pres të kaloj kohë me fëmijët dhe familjen time”, tha ajo, duke shpjeguar se pushimet kanë qenë të veçanta që kur ishte fëmijë. “
”Gjithmonë i pres me padurim këto momente kur mund të jem me motrat e mia, të pushoj dhe të krijoj kujtime të reja“, shtoi Lopez.
Siç tha më pas, ajo shpreson për “një lidhje më të thellë me veten dhe me Zotin”, duke shpresuar ta arrijë këtë duke u siguruar që ajo të “ripërtërihet” në mënyrë që të jetë “më e mirë për të gjithë rreth saj”.
Pas anulimit të turneut të saj “This Is Me… Live” në maj për t’u fokusuar në jetën e saj personale, ajo zbuloi se synon “të eksplorojë në mënyrë krijuese kufijtë e saj, pavarësisht nëse kjo do të thotë aktrim, muzikë, prodhim apo zgjerim nga JLo Beauty”.