Reperi Noizy ka dështuar të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkak të rastit penal nga sherri në Pejë, që vijon të mbetet i hapur në Kosovë.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në rrjetet sociale.
Me keqardhje ju njoftoj se nuk do jem prezent në turneun e Amerikës këtë rradhë, problemi ishte tek vizat. Gjithsesi uroj që shumë shpejt të jem pranë jush”, ka shkruar Noizy.
Noizy ishte i përfshirë në rrahjen brutale të Medi Isenit më 2 gusht në Pejë dhe, pas kësaj ngjarjeje, u arratis nga Kosova. Ai u arrestua në Shqipëri pesë ditë më vonë, në Shëngjin, dhe u mbajt në burg deri më 16 gusht, kur Gjykata e Durrësit e liroi atë pas ofrimit të një garancie prej 50 mijë eurosh.
Ndërkaq, Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, vazhdon të jetë në arrati për të njëjtin rast.