Reperi Stresi së fundmi theu heshtjen duke dhënë një rrëfim ekskluziv për Prive, ku zbuloi detaje nga sherri në Pejë, dhe jo vetëm.
Stresi pos që shpalosi versionin e tij mbi atë histori, foli edhe për raportin me Noizyn, familjen e muzikën.
E duket se për Stresin ‘sefaja’ po vazhdon.
Ai sot ka publikuar një video, lokacioni i të cilës mbetet enigmatik, e ku Stresi shihet duke bërë xhiro me një mik në makinë.
Kujtojmë se nga 6 gushti i këtij viti, Policia e Kosovës ka lëshuar urdhër-arrest për të.