Kjo është pasuria e madhe që Payne i la birit të tij!

By

Cheryl Tweedy preku përsëri zemrat e fansave duke shpërndarë një foto të paparë më parë të Liam Payne me djalin e tyre Bear, teksa foli publikisht për herë të parë për tragjedinë.

Në imazhin prekës bardh e zi, Liam vështronte me dashuri djalin e tij të vogël, Bear.

Pavarësisht ulje-ngritjeve të Cheryl dhe Liam, duke përfshirë ndarjen e tyre kur Bear ishte vetëm një vjeç, ishte e qartë se ylli i One Direction gjithmonë e kishte prioritet djalin e tij, edhe në momentet e tij më të errëta.

Pasi kishte arritur sukses të jashtëzakonshëm që në moshë të re, Liam, i cili u bë baba në moshën 23-vjeçare, kishte grumbulluar një pasuri të madhe, që vlerësohet të ishte rreth 46 milionë paund. Në një intervistë emocionale në vitin 2022, Liam zbuloi se kishte krijuar disa kompani për të ardhmen e Bear, duke thënë: “Jeta ime tani është e tija, paratë e mia janë të tijat. Unë në fakt kam disa kompani që janë në funksionim dhe e di që ai mundet ti çojë para.

Liam Payne, ish-ylli i One Direction, kishte kontribuar më parë në blerjen e një shtëpie prej 4 milionë funtesh për Cheryl dhe djalin e tyre Bear në fshatin Buckinghamshire të Chalfont St Peter. Pas ndarjes së tij nga Cheryl, Liam bleu një pronë tjetër aty pranë.

Artikuj të ngjashëm