Mane i dërgoi foto ‘hot’? Kolnikaj habitë me deklaratën!

By

Valer Kolnikaj gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi, ka rrëfyer publikisht një situatë të papritur që i ka ndodhur me ish opinionistin e Big Brother VIP Kosova, Bledi Mane.

I pyetur në një emision televiziv nëse i kanë kërkuar numrin në prapaskenë meshkujt shqiptarë të showbizit, Valeri zbuloi situatën me Manen.

“Të them një, Bledi Mane. Ishim të ftuar në një emision dhe direkt sa dola po më sulmonte duke më orientuar drejt asaj gjëje. Ndoshta ngaqë unë mbaj dhe i shkoj gjërave deri në fund. Luaj pa komplekse. Sapo dolëm, vura re ‘ej po kur do vish të na takosh për këto emisione’. E më dërgoi një foto kështu. Është bërë e modës më dërgo një foto hot. Unë I them që të gjitha fotot hot që bëj i bëj që ti shoh e gjithë Shqipëria. Ai më dërgoi një foto hot dhe priste që t’ia ktheja”, tha ai pos tjerash.

Në anën tjetër, Mane me të qeshura, i ka quajtur “shpifje” pretendimet e Kolnikajt.

Artikuj të ngjashëm