Pasi më në fund ka përfunduar dramën e tejzgjatur të mos ekspozimit me të dashurin, Marina Vjollca përpos që po poston imazhe me Getin, anash s’po i lë as anëtarët e tjerë të familjes.
Prezantuesja ka shpërndarë një imazh të postuar nga vëllau i Getit, Liberiani që bukuroshen e ka cilësuar si ‘motrën e tij të dashur’.
Kjo e fundit nuk ka kaluar pa një replikë ku Liberianit i ka thënë: ‘Më i miri je’.
Ndryshe, dyshja kanë bashkëpunuar pak muaj më parë edhe me një set fotografik të realizuar në Prishtinë ku fotot e shkrepura nga Liberiani kishin si objektiv, prezantuesen Vjollca. /Prive.al/