Pas shumë akuzave, arrestohet Diddy!

By

Reperi amerikan Sean “Diddy” u arrestua në qytetin e New Yorkut me akuza të paspecifikuara federale.

Arrestimi i tij vjen pas bastisjeve në dy pronat e tij në Los Angeles dhe Miami në muajin në mars, si pjesë e “një hetimi në vazhdim” për trafikim.

Avokati i Diddyt, tha se ishin “të zhgënjyer” nga arrestimi dhe shtoi se klienti i tij është “i pafajshëm”.

Reperi është përballur me një sërë akuzash, nga sulmi seksual deri te abuzimi, duke përfshirë edhe nga ish partnerja e tij, Casandra “Cassie” Ventura. Ai ka mohuar të gjitha pretendimet ndaj tij.

Arrestimi i tij u bë në lidhje me një hetim të vazhdueshëm nga zyrtarë të sigurisë kombëtare të SHBA-s.

Prokurori i SHBA-së për Distriktin Jugor të New Yorkut (SDNY), Damian Williams, konfirmoi arrestimin e producentit.

Artikuj të ngjashëm