Këngëtaret Nora dhe Era Istrefi po kalojnë bashkë disa ditë plazhi.
Atyre i është bashkëngjitur edhe motra e tyre Nita, e cila prej vitesh jeton në Mbretërinë e Bashkuar.
Ka qenë Nora, ajo që ka ndarë disa imazhe nga pushimet në jug të Shqipërisë, e ku vajzat shiheshin duke bërë qejf, dhe jo vetëm.
Motrat Istrefi janë shfaqur me still unik të veshjes, të inspiruar nga vendet latine.
Për më tepër, këto foto flasin vetë!