38 vite diferencë – Madonna në Itali me të dashurin e ri!

By

Ikona e muzikës pop, Madonna është shfaqur publikisht me të dashurin xhamajkan Akeem Morris.

Artistja, e cila është pothuajse 40 vite më e vjetër sesa i dashuri i ri, u pa të shijonte kohë me Akeem në bregdetin italian, Positano.

Ylli i muzikës, e përkëdhelte futbollistin 28-vjeçar me origjinë nga Xhamajka, ndërsa ajo u afrua për një puthje pasionante.

Morris tregoi talentin e tij për futbollin në ekipin e shkollës nga viti 2014 deri në vitin 2017.

Ndryshe, Madonna u kritikua nga banorët që jetojnë afër amfiteatrit në Pompeii ku ajo do të mbante festën e saj të ditëlindjes, pasi ata u shqetësuan kur mësuan se ajo kishte mundur ta merrte me qira atë për vetëm 30,000 euro, ose rreth 33,085 dollarë dhe pati të ftuar mbi 500 mysafirë.

Ajo mbushi dje 66 vjet.

 

Artikuj të ngjashëm