E reja dhunohet keq në Tiranë nga Antonela dhe motra e saj?

By

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e së martës në një restorant në Tiranë.

Vajza e identifikuar si Klea Prenga, ka denoncuar me pamje dhe me emra, sesi është dhunuar teksa ishte duke ngrënë darkë.

Ajo thotë se dikush e ka goditur nga pas dhe i theu një gotë në fytyrë, ndërsa fajtor për këtë sulm bën Mariela dhe Antonela Berisha. Kjo e fundit është e njohur për publikun si ish-konkurente e formateve ‘Përputhen’ dhe ‘Big Brother VIP’.

E reja thotë se dëmtimet janë të rënda, ndërsa ka publikuar edhe një mesazh, ku i thuhet se “dhurata” nuk ishte nga Antonela, por Mariela, pasi pretendohet se vajza e dhunuar ka hyrë mes një çifti.

Të martën, rreth orës 21:30, teksa isha duke ngrënë qetësisht në një restorant në Tiranë, u përballa me një sulm të papritur dhe të dhunshëm. Dikush më goditi nga pas dhe më theu një gotë në fytyrë ndërsa po haja. Dëmtimet janë të rënda dhe kam shpëtuar për një qime. Tronditja e asaj nate është e paimagjinueshme.

Sulmi u krye nga Mariela Berisha dhe Antonela Berisha. As ato dhe askush tjetër nuk mund ta shkatërrojë fytyrën dhe imazhin tim. Më vjen keq për to, sepse e tyrja është e shkatërruar me kohë.
Nga anët tona as hasmi nuk goditet duke ngrënë. Po të ishe aq gangstere sa të duket vetja, do më kishe ardhur përballë. Sa për mesazhin kërcënues që ke dërguar pasi ke kryer sulmin.Mua nuk ma prishin dot imazhin fundërrina si ju qe ju njeh e gjithë Shqipëria. Ti nuk ke familje vajzë e dashur që të të hyet në mes. Ti del e tregon përralla nëpër media për jetën tënde.

Femra xheloze si puna juaj meritojnë të izolohen në një spital mendor, sepse as sulmet e juaja të dhunshme nuk do të mundin të më shkatërrojnë mua apo jetën time. Femra si puna juaj janë mësuar me jetën e rrugës dhe aq kapacitet keni sa të arrini në veprime të tilla jo njerëzore.
Por mua nuk ma prishni dot identitetin dhe vlerat e mia sepse vij nga një familje me vlera dhe integritet dhe asgjë nuk mund ta ndryshojë këtë. Do jua çjerr maskën shumë shpejt. Regjistrimet e kamerave janë në dorën e shtetit dhe do të publikohen së shpejti.

Jam mirënjohëse që jam ende këtu dhe se nuk përfundoi më keq. Policia po heton ngjarjen, dhe shpresoj që drejtësia të vihet në vend. Ky sulm nuk do të më ndalojë; përkundrazi, do të më bëjë më të fortë dhe më të vendosur.”-shkruan e reja në rrjetin Instagram.

 

Artikuj të ngjashëm