Këngëtarja Vesa Luma ka kritikuar hapur kolegët që sipas saj, po këndojnë ‘playback’ nëpër festivale.
Luma la te kuptohej se po flet për artistët shqiptarë që u ngjitën në skenën e festivalit “Sunny Hill”.
Kritika Vesa pati edhe për menaxherët e artistëve.
“Unë akoma e kam të pa kuptueshme se si disa nga kolegët këngëtarë, nuk shfrytëzojnë të paktën skenat e mëdha të festivaleve, me e marr (e me jap kënaqësi) tu këndu live. Deri tash do të ishin mësuar 100 herë të performonin live… a nuk u lodhët pas 10-15 vjetësh edhe prapë e njëjta histori… çfarë kënaqësie ju jep sinqerisht mundohem shumë ta kuptoj…Mandej po kërkoni me ju jap merita më shumë e me ju trajtu njësoj si këngëtarët e huaj”, ka shkruar pos tjerash Vesa Luma.