Besniku i NRG Band sikletoset kur ia përmendin homoseksualizmin

By

Besnik Qaka, vokalisti i NRG Band nisi mbrëmë aventurën televizive në programin ‘Your Face Sounds Familiar’.

Imitimi i artistit Prince ishte emri i parë të cilin ai e solli në skenë e me të cilin ai edhe arriti të triumfoj në mbrëmjen e parë të spektaklit.

Por, Arian Çani as në vlerësimin e tij të parë nuk kaloi pa një batutë që e kishte rezervuar për Besnikun.

‘Mirë, por unë nuk pashë gjeste homoseksuali pasiqë ju e dini, Prince është homoseksual’ – është shprehur Çani duke aluduar se Besnikut i mungonin gjestet e tilla.

Ky i fundit, me gjasë jo shumë komod nga ky potez i Çanit, pak i nevrikosur u përgjigj: ‘E kam imituar vetëm në skenë’ duke lënë të kuptohet se nuk është përpjekur të bëj të njejtën edhe në jetën private. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm