Wiz Khalifa arrestohet në Rumani!

By

Reperi amerikan Wiz Khalifa u shoqërua nga policia nga skena pasi me sa duket kishte konsumuar kanabis teksa performonte në festivalin “Beach Please” në Rumaninë lindore.

Khalifa u akuzua për posedim të paligjshëm droge në Rumani pasi dyshohet se kishte konsumuar kanabis në mes të skenës.

Prokurorët e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit – Shërbimi Territorial i Konstancës urdhëruan fillimin e procedimit penal kundër një të pandehuri (shtetas amerikan), të hetuar për posedimin e paligjshëm të drogës. Gjatë një festivali muzikor, [Khalifa] zotëronte mbi 18 gramë kanabis (drogë) dhe konsumoi (në skenë) një sasi tjetër kanabisi në formën e një cigareje”, u tha në deklaratën e policisë.

Ai u lirua pas marrjes në pyetje nga autoritetet rumune.

 

 

 

Artikuj të ngjashëm