Lorik Cana përkrah bashkëshortes! (FOTO)

By

Kapiteni i kombëtares shqiptare Lorik Cana, kur bie fjala tek familja gjithmonë është treguar tejet i rezervuar.

Fotot me gruan e tij, Monikën janë relativisht të rralla dhe postohen nga ndonjë moment i veçantë si udhëtimet.

Loriku ende nuk e ka shfaqur djalin e tij, Boikenin me fytyrë të plotë duke i ekspozuar vetëm trupin apo kokën nga prapa.

Por, sonte kur ka vendosur të kaloj një të shtunë jashtë me Monikën, ai s’ka kaluar pa e postuar një foto në Instagram.

‘Darkë me grun. Më në fund’ – ka shkruar ai mes tjerash duke dëshmuar se muajt e parë si prind, si për çdo çift tjetër kanë qenë pak të vështira.

Epo dalëngadalë djali po rritet dhe orët e pafunda pa gjumë dhe lodhja, fatmirësisht po pakësohen dhe çiftit po i del kohë edhe për pak argëtim. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm