Demi Moore në lidhje me këngëtarin 27 vite më të ri?

By

Demi Moore dhe Joe Jonas janë në lidhje?

Dy yjet kanë një diferencë moshe prej 27 vitesh. 

Aktorja u pa duke shijuar një drekë me anëtarin e grupit Jonas Brothers  ndërsa ishte në Hotel du Cap në Antibes, Francë, ka thënë një burim për PageSix.

Moore u takua me këngëtarin 34-vjeçar kur ishte në jug të Francës muajin e kaluar, por duke pasur parasysh se ajo është e afërt me vëllain e tij Nick ka të ngjarë që ata janë takuar për herë të parë shumë vite më parë.

“Demi dhe Joe kanë krijuar një miqësi. Ata kanë miq të përbashkët dhe u lidhën”, tha një burim.

Një tjetër burim i brendshëm i tha faqes se ata tashmë janë bërë romantikë, por nuk u shpreh konkretisht.

Por një burim ka thënë për DailyMail.com se ata janë vetëm miq pa flirtim.

Dyshja nuk kanë komentuar ende thashethemet, por mbetet të presim në vijim. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm