A ka rivalitet mes femrave në On Records ?!

By

Familja e On Records po zgjerohet çdo ditë me artistë të rinj me ëndrrat për të arritur suksesin në skenën muzikore shqiptare.

E kjo mund të ketë krijuar përshtypjen se si çdo herë tjetër mund të lind rivalitet mes femrash.

Por e pyetur nga Irma në hejWazzup, Kida e mohoi mundësinë që të ndjejë konkurrencën nga artistet e reja në label.

‘Përkundrazi unë nuk xhelozoj hiq se jom këngëtarja e parë e On Records dhe besoj që edhe për ta ka me mbet këngëtarja e parë. Kushdo që vjen është shumë mirë e ishalla arrijnë e punojnë qysh duhet me punu’ – u shpreh Kida.

Megjithatë kjo nuk nënkupton as që është e privilegjuara e On Records meqenësë punët janë të ndara.

‘Jo, për secilin dihet çka ka me u punu sepse nuk jena zhanre të njejta. Unë kërkoj diçka tjetër, ata dicka tjetër’ – deklaroi Kida, një prej këngëtareve më të suksesshme të momentin. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm