Reperi Sean Kingston u arrestua gjatë koncertit të tij në një bazë të ushtrisë në Kaliforni të enjten, ndërsa policia bastisi rezidencën e tij në Florida, duke marrë nënën e tij në paraburgim, më herët gjatë ditës.
Zyra e Sherifit të Qarkut Broward tha se Kingston u arrestua pa incidente për një urdhër në Florida për akuza mashtrimi dhe vjedhjeje në zonën e Fort Irwin, një bazë e ushtrisë në shkretëtirë rreth 150 milje në verilindje të Los Anxhelosit.
Më herët të enjten, nëna 61-vjeçare e Kingston, Janice Turner, u arrestua kur autoritetet u mblodhën në pronën luksoze të reperit në Southwest Ranches në Florida. Ajo përballet me akuza të ngjashme si djali i saj.
Kingston po merrte me qira rezidencën.
Arrestimet u bënë në lidhje me pretendimet se Kingston mashtroi një kompani teknologjie me mijëra dollarë në një marrëveshje për një sistem televizori dhe altoparlantësh.
Në shkurt, Ver Ver Entertainment LLC. ngriti një padi kundër Kingston, duke pretenduar shkelje të kontratës dhe mashtrim pasi reperi kontaktoi kompaninë në Instagram për të blerë një TV Colossal 232 inç dhe një sistem zëri.