Urimin e Einxhel për nënën e Dagz, do ta dëshironte çdo vjehërr

By

Einxhel është gjithmonë pranë ndjekësve me postimet e saj në rrjetet sociale. Madje edhe kur bëhet fjalë për postime familjare.

Kësisoj, meqë dita e sotme shënon një datë të veçantë në familjen e tyre, ngaqë nëna e Dagz feston ditëlindjen, Einxhel ka bërë një urim shumë të veçantë për vjehrren e saj.

“Me fat kushdo që të ka pranë, por mbi të gjitha unë, sepse gra që rrisin djem të mrekullueshëm duke i mësuar si ta duan një grua e ta bëjnë të lumtur janë të rralla. Ti ke qenë shembulli më i mirë i mundshëm për djalin tënd dhe uroj që një ditë të jem po kaq vjehërr e mirë sa ty. Të duam shumë nëna Suzi dhe të paçim sa malet plotë shëndet e lumturi,” shkroi Einxhel bashkëngjitur me një fotografi.

Shumë urime! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm