Prej kohësh reperja Tayna është “zhdukur” nga mediat sociale, dhe pos mungesës së saj edhe në prurjen e këngëve të reja, është vënë re edhe një detaj tjetër – ajo dhe Rinor Hykolli, menaxheri i saj prej kohësh, nuk e ndjekin më njëri-tjetrin.
Por, ky i fundit duket se tani e tutje do ta mbështesë, e mbase edhe menaxhojë një repere tjetër.
Bëhet fjalë për Ya Ninën!
Ya Nina dhe Rinori u panë në një foto të ndarë në mediat sociale, bashkë me Cricket-in, derisa mbi foto shkruhej – “a lujm pak msheftas”.