Halil Kastrati thërret Don Xhonin me emër të veçantë

By

Iftari i fundit është kryesisht më i veçantë.

Shumëkush zgjedh ta kalojë atë me personat e familjes por reperi Don Xhon ka vepruar ndryshe.

Pasi festoi ditëlindjen e 24-të duke i bërë vetes një dhuratë mega luksoze si makina që bleu, iftarin ai e ka ndarë me humanistin Halil Kastrati.

Ka qenë ky i fundit që ka ndarë një foto me Xhonatanin duke e konsideruar me një epitet të veçantë.

‘Habibi’, është epiteti që e ka zgjedhur për reperin duke treguar se për të është njeri shumë i dashur e i afërt.

Kujtojmë se Don Xhoni është një nga donatorët e organizatës së humanistit Kastrati.

Ai në vazhdimësi, herë para e herë pas kamerave ka kontribuar pa u kursyer në raste të cilat kanë pasur nevojë për ndihmë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm