Rihanna zbulon një detaj interesant rreth fëmijëve të saj

By

Këngëtarja Rihanna së fundmi, si rrallë herë ka folur rreth fëmijëve të saj.

Krijuesja e hitit “Umbrella” ka zbuluar se ajo ia vesh djalit të saj Riot-it, rrobat e djalit tjetër të saj më të madh, RZA-së.

“Riot aktualisht po vesh të gjitha rrobat e RZA-së”, ka thënë Rihanna pos tjerash.

Rihanna foli edhe për stilin e partnerit të saj A$AP Rocky, duke thënë se ndonjëherë ajo ndihet si “asistentja e tij” kur dalin së bashku sepse Rocky do të vishet gjithmonë me plot stil.

Ajo dhe A$AP Rocky konfirmuan fillimisht lidhjen e tyre në nëntor të vitit 2020. Çifti vazhdoi dhe mirëpriti RZA në maj të vitit 2022. Në gusht të vitit 2023, ata mirëpritën djalin e tyre të dytë, Riot.

 

 

Artikuj të ngjashëm