Sot një vit më parë, u zhvillua finalja e sezonit të parë të Big Brother VIP Kosova.
Në një garë tejet të ngushtë, emocionet drithëruese ishin prezente deri në minutat e fundit shkaku i përballjes kokë më kokë të finalistëve, në veçanti tre prej tyre, Stresit, Vedatit dhe Julit.
E kjo e fundit që doli si femra më e votuar duke u radhitur e treta, ka kujtuar finalen përmes disa postimeve në Instagram.
‘Hyra në Big Brother si një vajzë e dy prindërve të mi por dola si një pjesëtare vajzë e çdo familjeje shqiptare’, është shprehur ajo në një postim të bërë në Instagram.
Por, as këtë herë, Juli s’ka lënë rast pa e thumbuar Stresin.
‘Publik i dashur, falemnderit që më doni kështu siç jam dhe vazhdoni më doni sepse do kemi shumë projekte bashkë. Stresi e fitoi çmimin por Xhuli e fitoi fitoren’, është shprehur ajo në postimin e bërë.
Disa gjëra nuk ndryshojnë, pavarësisht kohës dhe rivaliteti i Julit me Stresin me thumbat e vazhdueshëm në mes është një prej tyre. /Prive.al