Praktika ‘mewing’, trendi më i ri që sjell edhe disa rreziqe

By

Ç’është ‘mewing’?

Përpos të qenit tendenca më e fundit në TikTok, ‘mewing’ njihet ndryshe si praktika e vendosjes së gjuhës në qiellzën e gojës, me qëllim për të ndryshuar sadopak tiparet e fytyrës, përcjell klankosova.tv.

Përdoruesit e TikTok dhe YouTube e kanë pohuar se teknika i bën t’u duken nofullat më të ngushta dhe të definuara, por shkon edhe përtej estetikës, duke zgjidhur çështje si: apnea e gjumit, frymëmarrja me gojë dhe madje, i ka ndihmuar edhe për të rregulluar disi shtrembërimin e dhëmbëve.

Si mund ta bësh?

Një prej arsyeve pse ‘mewing’ është kaq popullor në TikTok, është sepse praktika është shumë e thjeshtë dhe “premton” rezultate të shpejta. Nëse ende s’e ke provuar, ja si mund ta bësh:

Hapi 1 – Relakso gojën, në mënyrën që dhëmbët dhe buzët të preken.

Hapi 2 – Mbyll buzët dhe bashko dhëmbët, njëkohësisht, ngri gjuhën dhe vendose në pjesën e qiellzës

Hapi 3 – Mbaje gjuhën në këtë pozicion sa më gjatë, nëse është e mundur gjatë gjithë ditës, madje edhe në gjumë.

“Rreziqet” e ‘mewing’
Rreziku më i madh që lidhet me këtë teknikë është se pacientët nuk marrin kujdesin e duhur dhe të nevojshëm nga dentisti i tyre. Ndërsa Dr. Becker dhe Dr. Veytsman pajtohen se nuk ka një dëm konkret në pozicionimin e gjuhës, ato vërejnë se nëse dikush ka një problem serioz me kafshimin, ose edhe problem me apnenë e gjumit, duhet të konsultohet me mjekun dhe dentistinm shkruan anabel. “Ka metoda më të shpejta dhe më efektive se këto gjëra”, thotë Dr. Veytsman.

Ç’të provosh në vend të ‘mewing’?
Nëse po përpiqesh të gjesh një mënyrë për të definuar zonën rreth nofullës, konsultohu me dermatologun për trajtime që shtrëngojnë këtë zonë, pasi teknikat e rregullta si: masazhi i fytyrës, apo gua sha të ndihmojnë të definosh nofullën.

Artikuj të ngjashëm