Besi dhe Miss Rose po rikthehen në shtëpi

By

Besi dhe Miss Rose janë dy banorët e parë që do t’u bashkohen 4 finalistëve për 24 orë në Big Brother VIP Kosova 2.

Ata edhe pse janë eliminuar nga gara, do të rikthehen sërish në atë shtëpi, por kësaj radhe jo si konkurrentë, njofton Klankosova.tv.

Dy ish-banorët do të qëndrojnë brenda 24 orë, për t’iu bërë shoqëri banorëve që kanë mbetur aty deri në finalen e madhe.

Brenda shtëpisë tashmë janë vetëm katër finalistët e BBVK-së, Edona, Blerando, Lumbardhi dhe Shqipja.

Artikuj të ngjashëm