U mbajt mbrëmë finalja e edicionit të 62-të të Festivalit të Këngës të Radio Televizionit Shqiptar.
Plot 22 finalistë u ngjitën në skenën e madhe të Pallatit të Kongreseve, për të interpretuar live këngët e tyre konkurruese.
Fitues i këtij edicioni, duke zënë vendin e parë u shpall Mal Retkoceri me këngën “Çmendur”.
Ndërsa, më e votuara nga publiku e cila fitoi biletën e përfaqësimit në “Eurovision 2024”, u shpall këngëtarja Besa Kokëdhima me këngën “Zemrën n’dorë”.
Dëgjojeni më poshtë këngën përfaqësuese të Shqipërisë në Eurovision. /Prive.al