Artisti i njohur anulon performancën në koncertin e Unikkatilit, shkak shëndeti

By

Sot mbahet koncerti i reperi më të pëlqyer shqiptar, Unikkatil.

Artisti vjen në Kosovë për të dytën herë, për të performuar kësaj radhe në stadiumin e Mitrovicës “Adem Jashari”.

Përveç tij, të ftuar janë edhe shumë artistë të tjerë, përfshirë Mozzik, Loredana, Skerdi, Melinda dhe të tjerë.

Mirëpo, njëri prej tyre e anuloi pjesëmarrjen edhe pse e konfirmoi ditë më parë në Instagram.

Bëhet fjalë për Skerdin.

Ai njoftoi se nuk do të jetë i pranishëm në koncertin e reperit të njohur për shkaqe shëndetësore.

I urojmë shërim të shpejtë Skerdit./Prive.al

Artikuj të ngjashëm