Debati mes Lumbardhit dhe Besit sot ka vazhduar për një kohë të gjatë.
Kjo erdhi pasi Besi i tha Lumbardhit se është duke bërë propagandë ndaj tij dhe Azemit për t’i larguar jashtë nga shtëpia publiku, pasi këta dy të fundit janë në nominim.
Lumbardhi i tha Besit se duhet të zgjohet nga loja: “Rri te Bledi se vetëm aty ke mbetur, mos fillo të luash hiç”.
E Besi ia ktheu duke i thënë: “Akoma nuk ia kam nisë lojës, do ta shohësh”.