Blero është kryefjalë ditëve të fundit, kjo për shkak të ngjarjeve në Big Brother.
Akuzat tronditëse të Linditës për një ngjarje të para 12 viteve të sjella në prime ka bërë që i madh e i vogël të flasin mbi një gjë të tillë.
E më në fund, fjalën e saj e ka thënë edhe partnerja e Bleros.
Gjejeni pak si e ka pritur ajo? Tërësisht me sportivitet!
‘Kam dy fjalë për Lindën. Kqyr me sy e s’është për ty.Jo po bëj shaka. Shiko burrin tim pa frikë. E di që është hera e fundit që ke parë diçka kaq të bukur ka qenë 12 vjet më parë. Ai është thjesht seksi, nuk ka faj Linda’, është shprehur ajo në Instagram.
Kohë pas kohe ajo ka treguar afeksionin për partnerin e saj në aventurën televizive në Big Brother. /Prive.al