Enca e quan Mozzik: “Mosmirënjohës”?! (Foto)

By

Mbrëmja e së hënës përfundoi me shumë replika mes producentit Bini dhe vëllezërve Getinjo dhe Mozzik.

Bini i tha mosmirënjohës reperëve pasiqë ai dhe shumë persona të tjerë nga Ferizaji i kanë ndihmuar në fillimet e tyre.

Replika të njëpasnjëshme nga të dy palët por ka reaguar edhe dikush tjetër.

Enca në facebook ka shkruar: “E di cili është lloji njeriut që e urrej? Mosmirënjohësi! Unë të kam krijuar”

Haxhia nuk ka përmendur asnjë emër por duke pasur parasysh krijimet e saj, kënga “Edhe njo” është realizuar në fillimet e Mozzik e poashtu statusi u publikua pak pas lajmit që përfshinej reperi.

Në këtë luftë virtuale nuk ka mbetur pa reaguar edhe Mozzik i cili përmes facebook është shprehur.

“Lejoni këta dy vllezër let korrin atë që kanë mbjell nëpër rrugë se gjithë ky sukses vjen nga puna jonë, i’u jemi mirënjohësa atyre që hapen dyert për ne, po jo atyre që premtuan shum çelësa dhe s’hapen dyer” – ka deklaruar Mozzik.

Nuk dihet nëse kjo histori ka përfunduar mbrëmë apo do të ketë akoma replika./Prive.al

 

image

image

Artikuj të ngjashëm