Çka ndodhi me koncertin e Bruno Marsit në Tel Aviv?

By

Koncerti i Bruno Mars, i planifikuar për t’u mbajtur në Izrael të shtunën është anuluar, sipas organizatorit të koncertit Live Nation Israel.

Në Instagramin e kompanisë në një postim thuhet: “Koncerti i Bruno Mars i planifikuar të mbahet sonte është anuluar”.

Mars në Izrael për herë të parë të mërkurën pati një koncert në një turmë prej 60,000 vetash, ndërkaq një koncert i dytë ishte menduar të mbahej edhe të shtunën.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e shpalli vendin e tij “në luftë”, pasi militantët palestinezë nga Gaza hodhën një breshëri raketash dhe dërguan njerëz të armatosur në territorin izraelit të shtunën në mëngjes. Si përgjigje, Izraeli filloi sulmet ajrore në Gaza dhe luftimet kanë vazhduar gjatë gjithë ditës.

Sulmi i befasishëm dhe luftimet pasuese shënojnë një përshkallëzim të madh të konfliktit të gjatë midis dy palëve, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Artikuj të ngjashëm