Labi – Ramushit: Je i madh!

By

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj pas përfundimit të protestës paqësore la anash petkun e politikanit dhe me një veshje sportive iu bashkangjit aktivistëve opozitarë në pastrimin e sheshit ku u zhvillua manifestimi.

E duket se ky gjest i ka pëlqyer jashtëzakonisht shumë këngëtarit Labinot Tahiri i cili njihet edhe si person që shumë shpesh ndërmerr aksione të pastrimit meqenëse mbeturinat i ka halë në sy.

JE I MADH. Një gjë të tillë duhet ta bëjnë të gjithë nëse veq po e dashkan Kosovën….!
Po të isha aty sot, do ta bëja edhe unë sepse këtë e dua dhe e ëndêrroj çdo ditë se si ta bëjmë Kosovën jo vend të mbeturinav por imazh të shkëlqyer nëpër mbarë botën.! – ka shkruar Labi.

Ai mes të tjerash shprehu gëzimin që 17 Shkurti nuk u përgjak ashtu siç do donin shumë armiq të vendit.

Ndryshe, Labi mes politikanëve në Kosovë përkrahjen e fuqishme së fundmi e ka adresuar për zonjën Jahjaga ku shpeshherë nuk kanë munguar as shkrimet në përkrahje të saj. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm