Gjashtë vite larg drogës, flet Mozzik

By

Mozzik ka arsye të ndihet sot më krenar se kurrë për veten.

Kjo periudhë personifikon një datë tejet të rëndësishme personale.

Këtë periudhë, gjashtë vite më parë, reperi i njohur vendosi t’i japë një tjetër kahje jetës së tij.

Ai e mbylli kapitullin e abuzimit me droga dhe që nga ajo ditë, mbetet ‘clean’.

View this post on Instagram

A post shared by MOZZIK (@mozzik)

Mbi këtë zhvillim, ai ka ndarë emocionet e tij përmes një postimi në Instagram.

‘Kam qenë larg drogave për afër gjashtë vite tash, në mos gaboj! Është gjëja më e bukur që kam bërë dhe ndihem shumë krenar me veten. Sigurisht, ishte rrugë e zorshme për mua. Isha shumë i ri. Ambienti, profesioni dhe gjithçka e ndërlidhur. Por ia dola. Ia dola. Falemnderit Zotit’, është shprehur ai.

Reperi edhe më herët si rrallë artistë, është treguar i hapur për të ndarë sfidat e tij në abuzimin  me drogat apo problemet me ankthin. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm