Ylli i popit Lizzo është paditur nga tre prej ish-balerinëve të saj për pretendime që përfshijnë ngacmim seksual dhe krijimin e një mjedisi armiqësor pune.
Veprimi ligjor përfshin akuza për ngacmim seksual, fetar dhe racor, diskriminim, sulm, burgim të rremë.
Këngëtarja amerikane akuzohet gjithashtu se ka bërë presion ndaj një balerini për të prekur gjoksin e një artisti, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Lizzo ende nuk i është përgjigjur publikisht akuzave të bëra në këtë rast, të cilat mbeten për t’u vërtetuar në gjykatë.
Arianna Davis, Crystal Williams dhe Noelle Rodriguez janë ish-balerinët që kanë ngritur rastin kundër këngëtares, kapitenit të saj të kërcimit dhe kompanisë së saj të prodhimit Big Grrrl Big Touring (BGBT).
Lizzo është e njohur për hitet si: Truth Hurts, About Damn Time, Juice, Good As Hell dhe 2 Be Loved.