Në këtë sezon veror, këngëtarja e njohur Violetë Kukaj po tregohet mjaft aktive.
Duke funksionuar në një dyshe muzikore me vajzën e saj Njomzën, që debutoi rreth një vit më parë me projekte, Violetës po i besohet atmosfera nga familjet kosovare në ditët e tyre më të veçanta.
Dasma e kanagjeqe po janë angazhimi kryesor i Violetës dhe Njomzës, terren në të cilin po performojnë aq mirë sa nuk po kanë ku i lënë bakshishet.
Në disa video nga një dasmë, këngëtarja shihet me një grumbull bankënotash që nuk i lëshon nga dora.
Kujtojmë se Violeta dhe Njomza sollën së fundmi projektin “Çikë nga diaspora” i cili u prit shumë mirë.
Pavarësisht turbullirave në jetën private, me akuzat tashmë publike për tjetërsim të pasurisë për të cilat do të japë përgjigje gjykata, duket se këngëtarja e njohur po vazhdon e papenguar aspektin profesional me shumë sukses. /Prive.al