Ekspertët shëndetësorë kanë thënë se ngrënia e një bananeje pak të gjelbër për çdo ditë, mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit, tek personat që kanë histori familjare të kësaj sëmundjeje.
Në bazë të studimeve të bëra, ekspertët thanë se ka dalë që gjatë dy viteve, ngrënia e bananeve ka reduktuar disa lloje kanceri deri në dy të tretat e tij, raporton The Sun, transmeton Klankosova.tv.
Sipas studimit, bananja e gjelbër zvogëlon rrezikun e prekjes nga kanceri, edhe tek personat që në familjen e tij nuk ka pasur dikë më herët të prekur nga kjo sëmundje .
Gjithashtu, sipas studimeve, kjo lloj banane redukton rrezikun një sërë kanceresh, diku deri në 60 për qind.