Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha, është goditur në fytyrë nga një telefon teksa ishte në një koncert në New York të dielën, pasi dikush nga publiku e gjuajti telefonin drejt skenës.
33-vjeçarja e pati një koncert në “The Rooftop në Pier 17” në kuadër të turneut të saj “Best F’n Night Of My Life”.
Artistja e “Back to You” ishte duke kënduar në mes të skenës kur dikush e goditi me telefon nga publiku.
Bebe theu heshtjen në Instagramin e saj, duke postuar foto nga gjendja e syrit të saj pas goditjes.
Ajo shkroi: “Jam mirë”.
Shihni më poshtë postimet e Bebes! /Prive.al