Disa javë më parë, Gjesti njoftoi se po largohet nga muzika.
Përmes rrjeteve sociale, artisti i miliona klikimeve tha se do të tërhiqet për një vit.
Prive përmes rubrikës “E vërtetë e pavërtetë” iu njoftoi se vendimi i Gjestit ishte ‘krye në vete’ dhe i pa kordinuar me menaxherin e tij.
Por, Gjesti sapo na njoftoi se keqkuptimet mes tyre janë rregulluar dhe artisti nga tani e tutje do të vazhdojë rrugëtimin e tij si artist i pavarur.
Ai gjithashtu zbuloi se shumë shpejt do të vij me projektin e radhës.
Lexojeni më poshtë të plotë postimin e tij! /Prive.al