Të gjitha nënat do të bashkë-ndjejnë me Valdrinën në hallin e saj të mëmësisë

By

Shtatzënia nuk është aspak një proces i lehtë – mirëpo sfida më e madhe është vetë mëmësia.

Ndoshta edhe nga lumturia se po bëheni prind për herë të parë, ju nuk jeni në gjendje të përgatiteni për realitetin aspak të lehtë e të kujdesurit për një foshnje të sapoardhur në jetë.

Një nga surprizat më të mëdha me të cilat përballen prindërit e rinj është se sa pamëshirshëm mund të qajë një foshnjë normale dhe e shëndetshme gjatë muajve të parë të jetës.

Kjo e qarë mund t’i shtyjë njerëzit të vënë në pikëpyetje aftësinë e tyre si prindër, të ngrenë shqetësime të panevojshme për mirëqenien e fëmijës së tyre dhe të rezultojë në ndjenja dërrmuese zemërimi, zhgënjimi dhe faji.

Pikërisht me një gjë të tillë është përballur edhe Valdrina që është bërë nënë për herë të parë.

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram ajo ndau sfidat e saj të para si nënë e një foshnje që qan papushim – ani se të gjitha nevojat e saj po përmbushen dhe foshnja gëzon shëndet të plotë.

Ajo ndër të tjerash shpreh mirënjohjen edhe për nënat që e ndjekin atë në Instagram dhe të cilat kanë qenë një ndihmesë e madhe gjatë manovrimit të saj në botën e mëmësisë.

Shihni më poshtë postimin e saj të plotë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm