Opinionisti i njohur Arjan Konomi së fundmi ka bërë “xhiro” portaleve me kritikat që ka pasur kundrejt opinionistëve të Big Brother VIP Albania.
Ai i ka konsideruar Arbër Hajdarin dhe Zhaklinë Lekatarin si opinonistë të diskutimit me niveli të ulët mediokër.
View this post on Instagram
“Tek i dëgjoja mu duk sikur po shikoja njerëz të rëndomtë, mediokër që diskutojnë në një lokal periferie dhe japin e marrin, thonë e stërthonë, e kthejnë e debatojnë në mënyrën më vulgare në një spektakël që imagjo se sa shije të hidhur që të lë”, shprehej ai në rrjetet e tij sociale.
E gjatë fundjavës ka nisur të qarkullojë një informacion mbi shkëputjen e kontratës së punës së Konomit me televizionin Top Channel.
Zëra pranë opinionistit spekulojnë që arsye janë saktësisht deklaratat e bëra për dy kolegët e tij.
Prej disa javësh, Konomi mungon në “Përputhen” në rolin që e ka nga viti 2020 teksa sot ka marrë rrugë drejt Suedisë, në kuadër të udhëtimeve të shpeshta që bën nëpër Europë. /Prive.al