Babai i Alban Skënderajt boton libër!

By

Fushë parësore në jetë ka artin, por duket se për këtë drejtim në jetë këngëtari Alban Skënderaj nuk është frymëzuar nga babai i tij.

Kjo për faktin se i ati i Albanit vepron në ujëra krejtësisht të tjerë. Sot në Itali ku edhe jeton, Qerim Skënderaj ka botuar librin e tij të tretë në gjuhën italiane.

Në këtë moment krenarie, këngëtari nuk ka harruar t’i ftojë njohësit e kësaj gjuhe të lexojnë këtë libër “të pazakontë, tepër tërheqës, të pakursyer dhe tejet ironik ndaj intrigave dhe siperfaqesisë që shpesh mbart politika e kohëve të sotme”, siç është shprehur Albani.

Ndryshe, kujtojmë se në planin profesional, me 14 Shkurt publikohet projekti i ri i tij që mendohet të jetë shumë interesant për faktin se pjesë e klipit do jenë edhe fansat përmes inserteve. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm