Luizi hamendëson se kush e ka fituar BBVK, a ia qëlloi?

By

Big Brother VIP Kosova është bërë temë së fundmi në Big Brother VIP Albania.

Banorët kanë diskutuar për aq sa munden e lejohet mbi lojën të cilën duken ta kenë ndjekur prurjet e mëvonshme por edhe banorët që kanë hyrë në fillim me datë 24 dhjetor.

Në një bisedë të Luizit, Qetsorit, Kiarës e disa të tjerëve, shtjellohet se a ka përfunduar sezoni i parë.

“Se dimë kush e ka fituar Bigun e Kosovës”, dëgjohet duke thënë Lorenci teksa Qetsori e “konfirmon” me të tijën se ka mbaruar.

Por, aludimin kryesor i cili i rezulton i saktë e ka Luizi.

Ai përmend emrin e Stresit si fitues potencial.

@team_luizejlli #luizejlli #kiaratito #meluizin #trending #foryou #foryoupage ♬ original sound – Luiz Ejlli Official Fans 🦁

Reperi nga Shqipëria u kurorëzua si fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova me datë 17 mars, në një finale spektakolare me një pesëshe shumë të fortë të banorëve që përfshinte Vedatin, Julianën, Artanin dhe Mbresën.

Pak orë para nisjes së spektaklit të fundit, nga profili i Luiz Ejllit në Instagram u bë thirrje që të përkrahet e votohet Stresi në finalen e madhe të Big Brother VIP Kosova. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm